De Gea gati ta ul pagën që të vijojë me Manchester United

David De Gea është gati ta ul pagën e tij vetëm që ta vazhdojë qëndrimin te Manchester United.

Kështu të paktën raporton The Athletic.

Portieri po kalon në formë fantastike, andaj as “Djajtë e Kuqë” nuk janë të interesuar që ta largojnë.

Mbetet të shihet se a do të arrihet marrëveshje në mes të palëve në lidhje vijimin e qëndrimit.