Davitkovski: Maqedonia e Veriut duhet t’i tregojë dhëmbët dhe të mos lejojë organizata provokative

Shkup, 10 tetor – Pasi qendra kulturore bullgare me emra kontroverzë filluan të hapen në Maqedoni, profesori universitar Borçe Davitkovski, për Tv24 vlerësoi se si shtet duhet “t’i tregojmë dhëmbët” dhe t’i parandalojmë, transmeton Zhurnal.

“Si shtet duhet t’i tregojmë dhëmbët dhe dinjitetin. Duhet të respektohen ligjet tona. Regjistrimi në regjistrin e shoqatave të cilat kanë emra dhe programe që iritojnë qytetarët, duhet të anulohet. Ata që miratojnë këto gjëra, para se gjithasht duhet të kontrollojnë emrin dhe programin e shoqatës.

Nëse nuk reagohet nga shteti, si këpurdha do të dalin gjithandej. Duhet të rikujtoj se vet po futemi në situata të tilla të pakëndshme. Nëse dikush konsideron se po pengohet të hapë organizatë me shkrime provokative, lirisht le t’i drejtohet gjykatës në Strazburg. Ne besojmë se shteti ynë maqedonas duhet t’i mbrojë interesat e qytetarëve të saj”, thotë Davitkovski.//Zhurnal.mk