DASH i ofroi shkëmbim të burgosurve Moskës
Pas disa muajsh debat të brendshëm, administrata e presidentit amerikan Xhozef Bajden ka ofruar shkëmbimin e Viktor But, tregtarit rus të armëve të dënuar, që vuan dënimin me 25 vjet burg në SHBA, për basketbollisten amerikane Britni Griner dhe marinsin Poll Villan të cilët janë të burgosur në Rusi, lajmëron “Si-En-En”.
Sekretari i Shtetit Entoni Blinken tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bënë “propozim të rëndësishëm” Moskës disa javë më parë për të shkëmbyer Vilan dhe Griner, të cilët sipas Uashingtonit janë “të ndaluar në mënyrë të paligjshme” në Rusi.
Blinken sqaroi në konferencë për shtyp në Departamentin Amerikan të Shtetit se presidenti Bajden është “i përfshirë drejtpërdrejt” dhe se ai nënshkroi propozimin e shkëmbimit.
Mbështetja e Bajdenit për shkëmbimin është më e fortë se kundërshtimi i Departamentit të Drejtësisë, i cili në përgjithësi kundërshton shkëmbimin e të burgosurve.

