Danilovski: Lloji i ri i Covid do të mbushë statistikat derisa të digjet

Shkup, 3 Gusht – Epidemiologu Dragan Danilovski në një prononcim për TV24 tha se nuk nevojiten masa të reja kufizuese përkundër shtimit të numrit të rasteve në javët e fundit.

Sipas pritshmërive të tij, numri i të infektuarve nga muaji i ardhshëm do të ulet ndjeshëm.

“Masat kufizuese nuk janë të nevojshme, duhet vetëm vazhdimi i masave ekzistuese, për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, kjo duhet të zbatohet veçanërisht për kategoritë vulnerabël. Lloji i ri i Covid-19 do të mbushë statistikat derisa të digjet. Kulmi do të ndodhë në shtatë ditët e ardhshme dhe tashmë në Shtator pritet që shifrat të zvogëlohen”, tha Danilovski.