Danillovski: Virusi tani do të depërtojë tek të rinjtë dhe të pavaksinuarit

Epidemiologu Dragan Danillovski, në një bashkëbisedim me MKD.mk ka dhënë parashikimet e tij lidhur me atë se çfarë na pret me pandeminë periudhën në vijim.

Ai shprehet se tani virusi do të tentojë të depërtojë tek të rinjtë dhe tek të pavaksinuarit.

“Ngelën të rinjtë dhe të pavaksinuarit, si dhe të vaksinuarit vetëm me një dozë. Të vaksinuar në tërësi janë më të moshuarit. Virusi, kështu do të kërkojë hapësirë për përhapje pa pengesë mes të rinjve. Ata, sipas rregullave, do ta kalojnë më lehtë”, thotë Danillovski dhe shton se edhe pse numri i të infektuarve po rritet, me rëndësi është se të hospitalizuarit dhe të vdekurit nuk do ta ndjekin dinamikën e njejtë.

Sipas tij, numri i të hospitalizuarve dhe ët vdekurve do të rritet me tempo më të vogël.

“Do të ishte mirë që tani të vaksinohen të moshuarit mbi 50 vjeç dhe ata me sëmundje kronike. Kështu do të ulet presioni mbi spitalet. Që të ulet vdekshmëria, duhet dhoma e mjekëve të përgatitë protokole për tarjtim të të sëmurëve nga covid, në të gjitha nivelet e mbrojtjes shëndetësore. Nëse kanoset stërmbushje e spitaleve, do të duhet disa masa të caktuara restriktive lidhur me kufizimin e numrit të personave në restorante, autobusë, ndeshje sportive etj”, shprehet mjeku Danillovski.//Zhurnal.mk