Dallas mposht Lakers pas dy kohëve shtesë

Dallas triumfoi sot 119-115 ndaj Lakers pas dy kohëve shtesë, në një ndeshje me shumë emocione e rivalitet. Vendimtar në fitoren e Dallas ishte Luka Doncic, autor i një “triple double”, me 35 pikë, 14 rebound e 13 asist. Në kahun tjetër, Westbrook realizoi 28 pikë e James 24, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Në krye të renditjes në Lindje vijon të qëndrojë Boston, që ka edhe rekordin më të mirë në NBA këtë sezon. Celtics fituan 109-98 ndaj Brooklyn, në një përballje mes dy ekipesh rivale. Tatum me 20 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Irving për Nets.

Miami mposhti 108-102 Milwaukee në një ndeshje të dueluar deri në fund, ku diferencën e bëri Vincent, me 28 pikë. Befason Oklahoma, që falë 37 pikëve të Shai, fitoi 133-114 në fushën e Philadelphia. Fiton edhe Cleveland, që mundi 119-113 Portland jashtë fushe, sfidë ku u dallua Mitchell me 26 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Philadelphia – Oklahoma, 114-133

Brooklyn – Boston, 98-109

Miami – Milwaukee, 108-102

Toronto – Charlotte, 124-114

Lakers – Dallas, 115-119

Portland – Cleveland, 113-119