Dalin përgjimet skandaloze te Valencia, aty ku presidenti i klubit kërcënon Carlos Solerin me vrasje

Një stuhi po shpërthen në Valencia pasi kanë dalë një sërë audio regjistrimesh, në të cilat presidenti Anil Murthy flet për të ardhmen e klubit, skuadrën dhe trajnerin.
Regjistrimet u botuan në gazetën Superdeporte dhe Murthy deklaroi kushtin që do të pranonte në mënyrë që të lejonte Carlos Soler të largohej nga klubi.
“ Carlos (Soler) e ka të qartë se dëshiron të largohet dhe ju duhet ta respektoni atë”, thotë ai.

“Carlos ka familjen e tij, ai dëshiron të largohet me marrëdhënie të mira dhe ai dëshiron që familja e tij të jetë në gjendje të dalë në rrugë”.
“Ai dëshiron që familja e tij të jetë mirë, por unë i them të më bëjë një ofertë, sepse nëse ikën falas në janar do ta vras në media”.
“Do të fus 100 mijë euro për ta vrarë”.

“Duhet të sillni para. Keni dalë nga akademia dhe klubi ka investuar tek ju”, dëgjohet më tej ai.
E ardhmja e Gayas
Murthy më pas vazhdoi të deklarojë se ai po bën plane në rast se Jose Luis Gaya largohet nga klubi.
“(Gaya) ka qenë këtu për shumë vite”, shpjegoi ai.