CS:GO: Dy lojtarët Yekindar dhe Buster largohen nga Virtus.Pro

Ekipi i Virtus.Pro ka lajmëruar se dy lojtarët e tyre Mareks “⁠YEKINDAR⁠” Gaļinskis dhe Timur “⁠buster⁠” Tulepov, janë vendosur në stol, dhe se ata janë të hapur për oferta.

Shkaku i largimit të yllit të ekipit ‘Yekindar’ siç duket ishte situata e fundit që po ndodh në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Lojtari kohë më parë kishte bërë të ditur, se qëndrimi i tij në ekipin e Virtus.Pro me bashkë lojtarët e tij nga Rusia ishte në dilema.

Yekindar i cili vjen nga Latvia, siç duket e pati të vështirë të vazhdojë rrugëtimin e tij me ekipin me lojtarët rus, pasi shumë organizatorë të ndryshëm filluan që të ndalojnë pjesëmarrjen e ekipeve dhe organizatave nga Rusia.

Ndërsa lojtari nga Kazakistani, Buster, siç duket është vënë në stol nga vetë ekipi, të cilët po kërkojnë një zëvendësim i cili i përshtatet më shumë stilit të tyre.

Nuk është e qartë se kush do t’i zëvendësojë dy lojtarët, por në njoftim thuhet gjithashtu se ekipi tashmë ka marrë vendimet për të ardhmen e listës dhe do të prezantojë lojtarët e rinj së shpejti.