Ç’po ndodh mes Nora Istrefit dhe Robert Berishës, kjo foto futi në dyshime gjithë fansat e ish-çiftit

Në gushtin e 2019-s, Robert Berisha lajmëroi ndjekësit përmes një postimi në Instagram se ai dhe Nora Istrefi nuk ishin më të dashuruar, por miq të mirë dhe prindërit e Renée-së së vogël. Kaq mjaftoi që lajmi të merrte dhenë e të përflitej gjithkund.

Një javë më parë Por siç duket Nora dhe Roberti nuk e kanë lënë me kaq, sepse sipas “Panorama Plus” miqtë  e tyre thonë se këngëtarët po përpiqen të kthejnë faqe. Sipas tyre zjarri i dashurisë nuk është shuar plotësisht tek ta, ndaj po mendojnë të rikthehen sërish bashkë.

Ish-çifti Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë kapur ‘mat’ bashkë. Prive.al ka arritur të sigurojë foto që shfaqin krah njëri-tjetrit dikur një prej çifteve më të pëlqyera shqiptare.

Nora dhe Roberti janë nisur bashkë për udhëtim, nga Aeroporti i Prishtinës. Ato kanë qënë të shoqëruar edhe nga vajza Renée dhe njëkohësisht nëna e këngëtares.