Covid/ Një viktimë, 319 raste të reja dhe 258 të shëruar

Shkup, 23 mars – Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2720 testime për Covid, ndërsa janë regjistruar 319 raste të reja pozitive, njofton Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 184 raste të reja. Më pas në Manastir 25, Kavadar 23, Kumanovë 14, Prilep 11, Veles dhe Kërçovë nga 9, Gjevgjeli 7, Ohër 6, Nnegotinë dhe Dellçevë nga 5, Koçan 4, Shtip, Dibër, Probishtip, Kratovë dhe Demir Hisar nga 2, Tetovë, Strugë, Shën Nikollë, Radovish, Berovë, Vallandovë dhe Vinicë nga 1.

Si të shëruar nga Covid janë regjistruar gjithsej 258 pacientë, ndërsa betejën me Covid dhe jetën e ka humbur vetëm një pacient 66 vjeçar nga Shkupi.

Për momentin në Maqedoni ka gjithsej 1973 raste aktive. Numri i të vdekurve ka shkuar 9188./Zhurnal.mk