Covid Maqedoni/ Gjithsej 616 të hospitalizuar dhe 18909 të infektuar

Shkup, 30 janar – Në vendin tonë deri dje u regjistruan 18909 raste aktive me Covid, prej të cilave më së shumti në Shkup, gjithsej 9614. Autoritetet apelojnë të pavaksinuarit të vaksinohen dhe të respektohen masat për mbrojtje, informon Zhurnal.

Dje u regjistruan 1837 raste të reja, 24 vdiqën ndërsa 85 u shëruan.

Në gjithë vendin tonë gjithsej ka 616 pacientë të hospitalizuar ndërsa 199 janë në Shkup.

Si në Maqedoni të veriut ashtu edhe në vendet tjera të rajonit dhe më gjerë ka rritje të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve.

Numri i të infektuarve dje në Rusi tejkaloi mbi 100 mijë që është rekord që gna fillimi i pandemisë.//Zhurnal.mk