Covid 19: 9 viktima, 1 166 raste të reja, 232 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 6.458 testime janë regjistruar 1.166 raste të reja me covid-19. Prej rasteve të reja 375 janë në Shkup, Tetovë 159, Gostivar 105, Strumicë 76, Strugë 75, Ohër 53, Kumanovë 44, Kërçovë 43, dhe qytete tjera me më pak të infektuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 232 pacientë dhe 29 të tjerë kanë humbur jetën.
Prej pacientëve të vdekur 6 janë nga Tetova, 5 nga Struga, 4 nga Shkupi, 3 nga Gostivari, Kumanova dhe Strumica nga 1 në Kërçovë, Manastir, Veles, Makedonska Kamenica dhe Pehçevë. Numri i rasteve aktive është 12.673.

