“Corvette më e shtrenjtë ndonjëherë” shihet duke u testuar në pistë

Blerja e një superveture të re mund të jetë zhgënjyese.

Pse? Sepse një version më i mirë është zakonisht afër.

Ky mund të jetë rasti me Corvette ZR1 të re pasi Chevy tashmë duket se po teston modelin C8 – Zora.

Një prototip plotësisht i kamufluar i bishës me motor të mesëm të Amerikës u pa duke u testuar në Nurburgrin.

Përshtypja e parë është e një ZR1 që i nënshtrohet vlerësimit përfundimtar.

Në fund të fundit, nuk është aq e pazakontë që një prodhues automjetesh të zbulojë një model të ri dhe të kryejë ende teste javë apo edhe muaj pas premierës zyrtare.

ZR1 debutoi në fund të korrikut, por prodhimi nuk do të fillojë deri në vitin e ardhshëm.

Çmimi i ZR1 mbetet një mister, por marka ka thënë se do të jetë “Corvette më e shtrenjtë ndonjëherë”.