Çmimi dhe specifikat e MG HS 2022
Gama e SUV-ve me madhësi të mesme të MG HS 2022 ka humbur variantin e tyre më të lirë – edhe pse përbënte më shumë se një të katërtën e shitjeve të përgjithshme të modelit vitin e kaluar.
HS Core që kushtonte 30,100 euro është hequr nga linja e SUV-ve me madhësi të mesme të MG në korrik të vitit 2022, vetëm 18 muaj pasi që doli në treg në janar të vitit 2021 për “vetëm” 29,220 euro.
Një zëdhënës i MG Motor i Australia nuk dha ndonjë arsye për largimin nga tregu të Core – por nuk ka gjasa që të jetë mungesa e popullaritetit, pasi që të dhënat e shitjeve të ndara për Drive më herët tregojnë se nga 6828 modele të shitura të HS vitin e kaluar, afro 28 për qind të veturave të shitura ishin nga modeli Core.
Mos vazhdimi i shitjes së Core e lë Vibe si modelin më të lirë të HS në shitje, me çmim prej 31,168 eurove. E gjithë gama arrin çmimin deri në 42,860 euro me motorët me benzinë, teksa modeli hibrid arrin çmimin prej 50,362 eurove.
Nuk ka ndonjë veçori të re të shtuar tek modelet HS gjatë kësaj periudhe, përpos bojës metalike në Plus EV, e cila më parë kushtonte afro 700 euro më shumë në pagesë, por tani përfshihet në çmimin e PHEV, për shkak të fshirjes së ngjyrës së vetme pa kosto, Clipper Blue.
Veçoritë standarde në modelin e ri Vibe përfshijnë rrotat me me madhësi 17 inç, fenerët e përparmë halogjenë, ekran me prekje me madhësi prej 10.1 inç, tapiceri prej lëkures artificiale, hyrje dhe ndezje pa çelës, gjashtë zmadhues zëri, sensor parkimi të pasmë dhe një grup të plotë karakteristikash të avancuara të sigurisë.