Çmimet e produkteve industriale më të ulëta në baza mujore, më të larta në nivel vjetor
Shkup, 10 tetor – Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale në nivel mujor në gusht janë më të ulëta për 0,1 për qind, ndërsa në nivel vjetor janë më të larta për 15,9 për qind, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror për statistikë.
Në gusht 2022, krahasuar me korrikun 2022, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale janë më të larta në sektorin e Minierave dhe Guroreve për 0.5 për qind në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 2.4 për qind, dhe në sektorin e industrisë përpunuese është më e ulët për 0.4 për qind.
Në gusht 2022, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, në total, janë më të larta në sektorin e Minierave dhe Guroreve për 8.6 për qind, në Industrinë Përpunuese për 14.2 për qind dhe në atë të Furnizimit me Energji Elektrike, me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim për 51.1 për qind.