Çmimet e naftës tejkaluan 99 dollarë pas njohjes së Donjeckut dhe Luganskit nga ana e Rusisë

Çmimet e naftës sot në tregun e Londrës pas njohjes së dy rajoneve proruse në Ukrainën Lindore nga ana e Rusisë ka tejkaluar 99 dollarë.
Në fillim të tregtisë në Londër, çmimi i barellit ka kërcyer për 3,71 dollarë lidhur me mbylljen paraprake në 99,1 dollarë. Në tregun amerikan me barell në e- tregti është tregtuar nga 4,41 dollarë çmim më i lartë, 95,72 dollarë.
Rusia të hënën e njohu Donjeckun dhe Luganskin dhe ka dërguar forcat e saja paqësore në dy rajone separatiste proruse të cilat shpallën pavarësinë në vitin 2014.
Perëndimi kërcënoi Moskën me sanksione në rast të sulmit mbi Ukrainën, ndërsa tregjet druajnë se sanksionet mund të përfshijnë edhe naftën ruse. Rusia është eksportuesi më i madh i naftës në botë, pas Arabisë Saudite, ndërsa prodhues më i madh i gazit natyror, njofton Bi-Bi-Si.
“Konfikti ukrainaso- rus do të mund të ketë ‘implikime të ndjeshme’ për çmimin e naftës”, ka deklaruar për Bi-Bi-Si, Sju Trin, drejtor për makrostrategji në Manulife Investment Management.
Trin ka paralajmëruar se sanksionet që do ta detyrojnë Rusinë të dërgojë më pak naftë ose gaz natyror “do të kenë ndikim të fuqishëm mbi ekonominë botërore”.