Çmimet e naftës shënuan rënie më të madhe në bazë javore në dy vitet e fundit
Londër, 1 prill – Çmimet e naftës sot lëkunden mes humbjeve dhe fitimeve, një ditë pas rënies së mprehtë ditën e djeshme pas lajmit se SHBA-ja nga muaji maj do të lancojë sasi më të madhe deri tani nga rezervat strategjike prej 180 milionë fuçi- një milionë fuçi në ditë për gjashtë muajt e ardhshëm.
Çmimet e “arit të zi” janë drejt asaj ta përfundojnë këtë javë tregtare me minus më të madh në bazë javore në interval prej 13 deri 14 për qind.
Nafta referente ndërkombëtare Brent për shpërndarje në qershor (fjuçers marrëveshje), sipas të dhënave të reja të portalit oilprice.com, shënon rritje të butë prej 0,32 për qind në 105 dollarë për fuçi, derisa nafta amerikane WTI është tregtuar me rënie prej 0,28 për qind në nivel prej 100 dollarë për fuçi.

