Çmimet e banesave/ Jakimovski: Vazhdimisht duhet të ketë stabilizim, Vellkovski: Nuk janë reale
Shkup, 5 shkurt – Ivica Jakimovski kryetar i Odës së Ndërtimit sonte në emisionin “Biznis21” në TV21 porositi se duhet vazhdimisht të ketë stabilizim të çmimit të banesave.
“Drejtimi në të cilin po lëviz i gjithë trendi i rritjes nuk është i favorshëm për të gjithë të përfshirët në sektorin e pasurive të paluajtshme, sepse parashikueshmëria në aspektin e biznesit është një faktor vendimtar”, tha Jakimovski.
Nikolla Vellkovski nga Shoqata e Ndërtimit pran Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, sonte në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi se çmimet e banesave për metër katëror nuk janë reale.
Siç theksoi Vellkovski një arsye për rritjen e çmimeve të banesave është edhe rritja e kushteve të pronarëve të takove në parcelat ndërtimore.
Sipas Nikolla Vellkovskit nga Shoqata e Ndërtimit pran Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, çmimet e banesave në lokacionet më të mira në zonën e qytetit duhet të shkojnë deri në 2000 euro për metër katror, ndërsa çdo gjë më e lartë është joreale.

