CMG-ja: “Qyteti i dy olimpiadave” organizoi lojëra olimpike unike
“Këto janë Lojëra Olimpike unike në histori,” tha presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. Ky është vlerësim i njëjtë me atë që bëri KON-i para 14 vjetëve për Lojërat Olimpike Verore të Pekinit. Nga viti 2008 deri në vitin 2022, nga lojërat verore në lojërat dimërore, Kina është një ndjekëse dhe zbatuese e fortë e idealit olimpik, shprehet CMG-ja në një koment të sajin.
Pse Pekini, “qyteti i dy olimpiadave”, pra i pari dhe i vetmi qytet deri tani që ka organizuar si olimpiadën verore, ashtu edhe atë dimërore, zhvilloi përsëri lojëra olimpike unike?
Së pari, Kina e mbajti premtimin për t’i dhënë botës lojëra të thjeshta, të sigurta e të mrekullueshme, dhe fryma olimpike “Më shpejt, më lart, më fort dhe të bashkuar” u shfaq më së miri në Pekin.
Gjatë 17 ditëve, në veprimtarinë e parë të madhe sportive ndërkombëtare të organizuar sipas afatit që pas shpërthimit të epidemisë, mbi 2800 sportistë nga 91 delegacione tejkaluan kufijtë e vetvetes dhe shënuan shumë rekorde. Kina, vendi mikpritës, arriti rezultate të mira, me 9 medalje ari, 4 argjendi dhe 2 bronzi, duke krijuar histori.
Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit kanë nxitur shkëmbimet ndërmjet qytetërimeve të Lindjes e Perëndimit dhe kanë ndërtuar urat e nxitjes së njohjes reciproke. Nga projektimi i stadiumeve plot me elemente kineze te emblema me fjalën “Dimër” e shkruar me kaligrafi kineze; nga “Uji i Lumit të Verdhë” në ceremoninë e hapjes deri te “lamtumira me degë shelgu” në ceremoninë e mbylljes, romanca dhe krijimtaria e popullit kinez mahniti botën, ndërsa vetëbesimi i qytetërimit kinez u shpërfaq plotësisht. Kjo tregon se “të gjitha arritjet e qytetërimeve njerëzore janë të denja për vlerësimin dhe ndarjen e përbashkët prej të gjithë njerëzimit”.
Nga platforma e kërcimit me ski “Shougang”, e ndërtuar me konceptin e mbrojtjes së mjedisit, te Pallati Kombëtar i Patinazhit të Shpejtësisë me teknologji të re, Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit ofruan shembujt nga Kina për organizimin e olimpiadave “të gjelbra” dhe “tekniko-shkencore”, duke treguar njëkohësisht promovimin nga Kina të ndërtimit të qytetërimit ekologjik global dhe përpjekjet për zhvillim të vazhdueshëm. Gazeta japoneze “Asahi Shimbun” komentoi se “Olimpiada Mjedisore” është një provë e zhvillimit të vazhdueshëm të Kinës.
Më e rëndësishmja është që organizimi i Lojërave Olimpike Dimërore sipas planit i dha botës forcën e bashkimit dhe të paqes. Bach tha se forca e bashkimit e Lojërave Olimpike është më e madhe se forca e ndarjes. “Ju keni dhënë një rast për paqen,” u shpreh ai. Kryetari i Komitetit Olimpik të Ukrainës tha se Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit kanë sjellë mesazhin se njerëzit mund të bashkohen kundër epidemisë