Cilat zhvillime pritet të ndodhin në Maqedoninë e Veriut përgjatë vitit 2023?

Shkup, 2 janar – Maqedonia e Veriut ndodhet po e fillon vitin duke qenë në një situatë mjaftë delikate, Qeveria mund të quhet stabile vetëm sepse ende qëndron në “këmbë” përndryshe ka lëkundje e luhatje që mezi po menaxhohen nga kreu i Qeverisë. Kur kemi një mungesë stabiliteti dhe një numër të madh të deputetëve që janë të pakënaqur, ku secili deputet që largohet nga shumica parlamentare mund të rrezikojë prishjen e Qeverisë me çka vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Nga ana tjetër, sfida më e madhe e vendit ka të bëjë me ndryshimet e domosdoshme Kushtetuese që Maqedonia e Veriut përfundimisht të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në. Opozita maqedonase, VMRO-DPMNE është kundër ndryshimeve Kushtetuese, ndërkaq opozita shqiptare e copëzuar, Aleanca për Shqiptarët si bosht i opozitës flitet për inkuadrim e saj në këtë përbërje qeveritare, nga Lëvizja Besa e cila po rrezikon të mbetet si parti e vetme opozitare shqiptare janë për ndryshime Kushtetuese por vetëm nëse ndryshon edhe gjendja e gjuhës shqipe në Kushtetutë. Prandaj, këtë vit pritet që Maqedonia e Veriut të ruajë stabilitetin e Qeverisë dhe të hapë rrugën integruese të vendit për anëtarësim në BE, këto janë pikat kryesor duke mos anashkaluar edhe zbutjen e krizës ekonomike, shkruan Zhurnal.

Viti 2023 vendimtar për ndryshimet Kushtetuese, dhe ecurinë e vendit drejt BE-së-

Ndryshimet Kushtetuese janë kusht për vazhdimin e rrugëtimit drejt BE-së, përmes të cilave parashihet që edhe populli bullgar të futet si pjesë integrale në Kushtetutë, e për këtë kategorikisht është shprehur kundër partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE. Por, edhe përbrenda kësaj partie ka diku afër 6 deputetë që janë të luhatur dhe mund të veprojnë e votojnë në kundërshtim me qëndrimet partiake, por kjo krejt varet prej asaj se a do të arrijnë partitë qeveritare të bindin edhe deputetët opozitarë për të votuar pro ndryshimeve Kushtetuese.

Nga, opozita shqiptare Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët janë shprehur se do të votojnë pro ndryshimeve Kushtetuese, por me një kusht të vetëm që kur të hapet Kushtetuta të bëhet edhe ndryshimi për gjuhën shqipe që në Kushtetutë figuron si “gjuha që e flasin 20% të popullsisë”, pra sipas tyre ky përkufizim është ofendues ndaj popullit shqiptarë dhe gjuhës shqipe. Mes tjerash për këtë të fundit, Aleancën për Shqiptarët, kohëve të fundit është folur shumë për bashkëngjitje në këtë përbërje qeveritare.

Kur flitet për të ardhmen evropiane janë të detyrueshme ndryshimet Kushtetuese të cilat janë parapara të ndodhin edhe sipas marrëveshjes me Bullgarinë. Por, këto ndryshime nuk mund të bëhen dot pa përkrahjen e opozitës maqedonase dhe asaj shqiptare, nevojiten dy të tretat e votave në Kuvend apo me 80 vota të deputetëve nga 120 sa janë të gjithë. Qeveria aktuale përbëhet nga 63 deputetë, që nënkuptohet se janë të nevojshëm edhe 17 deputetë apo vota të tyre që ndryshimet e tilla të ndodhin.

Opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa kanë gjithsej 10 deputetë, 7 nga ASH dhe 3 nga LB, por edhe përkundër faktit që këto parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre nuk garantojnë që do të votojnë për ndryshimet kushtetuese nëse nuk plotësohet kushtëzimi tyre që është kryekëput largimi i përqindjes për gjuhën shqipe nga Kushtetuta. Por, edhe nëse plotësohet kushti i këtyre dy partive opozitare shqiptare, shumica parlamentare do të sigurojë 74 vota apo deputetë, që janë të nevojshëm edhe 6 të tjerë shpresat e fundit mbesin te deputetët e VMRO-së.

Poqë e lëshoi këtë mundësi Maqedonia e Veriut do të largohen e stagnohet nga rrugëtimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe kjo do të ishte një regres i gjithanshëm, pothuajse në gjitha sferat e jetës, si në politikën e jashtme dhe atë të brendshme, në arsim, shëndetësi, pasojat do të jenë të faturuara për të gjithë shoqërinë pa dallim.

A ka gjasa të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare përgjatë vitit 2023?

Zgjedhjet e parakohshme çdoherë janë në favor të partive politike opozitare, kjo mbase është e qartë në kampin politik maqedonas, madje kjo është edhe një ndër kërkesat e opozitares maqedonase, VMRO-DPMNE, që vendi duhet doemos të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Por, ajo që është e pazakontë është situata politike në kampin shqiptarë, që po rrezikon politika shqiptare të mbetet vetëm me një parti opozitare, Lëvizjen Besa, ndërkaq katër partitë të tjera të jenë pjesë e së njëjtës shumicë parlamentare e partnerë koalicioni.

Megjithatë, edhe nga Lëvizja Besa kanë shprehur gatishmërinë për të qëndruar në opozitë dhe sigurisht janë të gatshëm edhe për të garuar në zgjedhje nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Pra, partia më e madhe opozitare maqedonase, po kërkon zgjedhje të parakohshme të cilat vendin do ta kthejnë sërish në pikën zero, dhe do të rrezikohet e ardhmja integruese e vendit nëse kjo parti fiton pushtetin dhe vjen në krye të Qeverisë.

Lufta kundër korrupsionit filloi vitin që e lamë pas, tani këtë vit priten “frutet” e ekipit me hetues nga Uashingtoni –

Korrupsioni me shumë gjasë është fjala më e përmendur në Maqedoninë e Veriut, përmendet edhe nga ata që korruptojnë e janë të korruptueshëm, edhe nga ata që e luftojnë edhe nga ata që frikësohen, pra çdokush që e kupton fjalën korrupsion e përmend në çdo bisedë kur flitet për të ardhmen e vendit, e politikbërjen në vend.

Por, korrupsioni si shqetësim nuk përmendet vetëm nga qytetarët, ambasadat e huaja kanë qenë çdoherë me zë kritik ndaj këtij fenomeni, e së fundmi këto kritika edhe janë shpeshtuar sidomos nga ambasada amerikane në Shkup, e përpos kësaj janë përkthyer edhe me veprime konkrete. Ambasadorja e SHBA-së në Shkup vetëm sa ka arritur në Shkup ka përmend një ndër temat që janë të vjetruara në RMV, korrupsionin, e së fundmi ka informuar që ka arritur një ekip nga Uashingtoni që do të merret posaçërisht me këtë çështje.

 Hetimet e këtij ekipi kanë përfunduar dhe ata janë kthyer në vendin tyre tani këtë vit që po e fillojmë pritet që “frutet” e atij hetimi të realizuar muajin e fundit të vitit që e lamë pas të dalin emra të rinj të personave me përgjegjësi publike që janë të përfshirë në afera korruptive.

Viti 2023 pritet të jetë vit përgjatë të cilit Maqedonia e Veriut do të hap rrugën eurointegruese të vendit duke marr edhe datën për fillim të negociatave. Kjo krejt si rezultat i ndryshimeve kushtetuese që duhet t’i bëjë Kuvendi i vendit. Vit përgjatë të cilit do të dalin edhe shumë emra të eksponentëve politik që janë të përfshirë në afera korruptive që dëmtojnë buxhetin e vendit, si dhe vit përgjatë të cilit kriza ekonomike do të zbutet, çmimet duhet të ulen dhe pagat të rriten. /Zhurnal.mk