Cilat pjesë të perimeve nuk duhet të hidhen

Pastrimi i perimeve duhet të jetë punë precize, sepse në fakt shumë shpesh hedhim pikërisht pjesët më të mira dhe më të dobishme.

Si të pastroni perimet tuaja, mund të ishte titulli i këtij teksti, por kur dëgjohen nutricionistët, i bie që atë që na kanë mësuar nënat dhe gjyshet të mos ketë për së tepërmi kuptim. Kështu pastrimi klasik i perimeve na çon pikërisht në hedhjen e pjesëve më të dobishme të tyre.

Për shembull, tani ka filluar sezoni i patates së re që në treg ka çmim të mirë, kushton vetëm pak më shtrenjtë se patatja e vjetër. Shumica e njerëzve do ta qërojnë qetësisht pataten e re, sikur të jetë fjala për të vjetrën dhe të hedhin lëvoren. Gabimi nuk mund të jetë më i madh sepse korja e patates së re është e mbushur me fibra, hekur, vitaminë C dhe kalium. Lëvorja e vetëm një patateje të re përmban 18 për qind të konsumit të rekomanduar ditor të fibrave!

Gjethi i karotës me siguri as nuk ju shkon ndërmend si ushqim, por jeni të zemëruar në tregtarët që edhe ato ua masin në peshore. Por gjethi i karotës është burim i shkëlqyeshëm i magnezit i cili forcon eshtrat dhe muskujt dhe rregullon shtypjen e gjakut. Përveç kësaj ka edhe kalium dhe vitaminë K, të cilat po ashtu do të forcojnë eshtrat tuaja. Pasi që zakonisht është e ithët, gjethet mund t’i preni imët dhe shtoni në sallata, ndërsa gjithsesi i shtoni në supë.

Gjethi i selinos po ashtu përmban edhe deri pesë herë më shumë magnez dhe kalcium se sa kërcelli ndërsa ka edhe veprim të fortë inflamtor, prandaj përdoreni sikurse edhe gjethet e karotës.

Gjethi i brokolit zakonisht hedhet i pari, ndërsa 30 gramë ka 90 për qind të dozës së nevojshme ditore të vitaminës A, të rëndësishme për imuniteti dhe shikim të shëndetshëm. Përveç kësaj, porcioni i tillë përmban rreth 43 për qind të dozës së nevojshme ditore të vitaminës C.

Sallata po ashtu duhet të dominojë në tavolinë, si shtesë ideale e peshkut, por rrënjët e saj më së shpeshti përfundojnë në bërllok. Dhe përsëri gabim, sepse në to gjendet glutamina, aminoacidi i cili forcon sistemin e imunitetit dhe aftësinë e shërimit të lëndimeve. Përveç kësaj, rrënja e sallatave është e pasur me fibra, dhe kur përgatitni sallatën, priteni më imët dhe rrënjët përzini me gjethe.