Ciceronët turistik ankohen te Pendarovski se nuk kanë status të rregulluar
Shkup, 21 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski sot priti përfaqësues të Asociacionit të Maqedonisë së Veriut të ciceronëve dhe shoqëruesve turistikë. Ata e njoftuan me punën e tyre, por edhe potencuan se nuk kanë status të rregulluar, e me këtë edhe sigurim shëndetësor dhe pensional.
Siç kumtoi Kabineti i presidentit, përfaqësuesit e Asociacionit e kanë njoftuar Pendarovskin edhe me angazhimet për krijimin e kushteve për edukim cilësor të ciceronëve dhe shoqëruesve turistikë, me qëllim që sigurimit të shërbimeve cilësore dhe profesionale.

