Chiellini mund të pensionohet në fund të sezonit
Giorgio Chiellini mund të pensionohet në fund të sezonit, ndërsa ndeshja kundër Uruguait kur Luis Suarez e kafshoi atë, do të mbetet e fundit për të në Kupën e Botës.
Mbrojtësi veteran e ka vazhduar kontratën me Juventusin deri në vitin 2023, por mund ta lë futbollin shumë më herët, ka shkruar të premten “football-italia”.
Ai e fitoi Evropianin me Italinë në “Euro 2020”, ndërsa kontrata e tij u vazhdua edhe për arsye të pjesëmarrjes së Italisë në Kupën e Botës. Por, Italia u eliminua nga Maqedonia e Veriut të enjten mbrëma, në plejofin për kualifikim në Botëror.

