Chevrolet Corvette me version hibrid dhe plotësisht elektrik

Konfirmimi i ardhjes së versionit hibrid të Corvette ka ardhur nga Chevrolet dhe një version plotësisht elektrik është në rrugë e sipër.

Chevrolet ndau këtë informacion përmes Twitter së bashku me një foto që tregon një prototip të kamufluar të fotografuar gjatë testimit të ftohtë. Dihet gjithashtu se modeli i “elektrizuar” Corvette, ose hibrid, me siguri do të jetë i disponueshëm vitin e ardhshëm.

Videoja teaser tregon fillimisht rrotat e përparme dhe më pas rrotat e pasme, gjë që sugjeron lëvizjen me të gjitha rrotat dhe dëgjohet zhurma e një motori V8, që tregon se bëhet fjalë për një version hibrid.

CEO i General Motors, Mark Reuss postoi më shumë informacion në LinkedIn, duke deklaruar se modeli i parë i elektrizuar Corvette do të bazohet në platformën e re Ultium të GM.