Chelsea ofron 100 milionë euro dhe një lojtar për Lukakun
Chelsea po e kërkon me ngulm rikthimin e Romelu Lukakut në Stamford Bridge.
Pasi e shiti para disa vitesh, skuadra londineze është penduar dhe dëshiron ta ketë sërish sulmuesin belg në skuadër.
Mirëpo, Interi është duke refuzuar shitjen e tij dhe nuk dëshiron të dëgjojë për asnjë ofertë.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, The Blues kanë ofruar 100 milionë euro dhe shërbimet e Marcos Alonsos.
Siç është e ditur tashmë, mbrojtësi spanjoll ka disa afate që po kërkohet nga Nerazzurët dhe Chelsea beson se mund të ketë një marrëveshje.
Kampioni i Serie A nuk dëshiron të dëgjojë për një ofertë të tillë dhe e konsideron Lukakun si të paprekshëm.