Chelsea mund ta rikthejnë Abraham – duhet të paguajnë 80 milionë vitin tjetër

Chelsea kanë mundësi ta rikthejnë Tammy Abraham në skuadër.

Skuadra e Chelsea është e gatshme të rikthejë Tammy Abraham në skuadër, bazuar në një klauzolë në marrëveshjen e arritur mes ‘Bluve’ dhe Romës.

Sipas Fabrizio Romano, Chelsea knë opsionin të paguajnë 80 milionë euro për Abraham, që ta kthejnë në ‘Stamford Bridge’, në vitin 2023.

Abraham u largua nga Chelsea një vit më parë dhe ka gjetur një formë të lartë në Serie A.

Paraqitjet e mira nën urdhrat e Jose Mourinho kanë bërë që vëmendja për Abraham të rikthehet. Mbetet të shihet nëse Chelsea do të bëjë ndonjë lëvizje për lojtarin.