Chelsea me ofertë të përmirësuar: 120 milionë euro për Lukakun

Chelsea ka dërguar edhe një ofertë në drejtim të Interit.

Sipas “Gianlucadimarzio.com”, Chelsea ka dërguar një ofertë të përmirësuar prej 120 milionë eurosh këtë herë që nuk inkuadron një lojtar.

Herën e fundit ofërta e “The Blues” ishte 100 milionë plus Marcos Alonso, por Interi duket se nuk e ka pëlqyer këtë version dhe kërkon më shumë para.

Tani, topi ka mbetur në pjesëfushën e Steven Zhang, i cili do të vendos për fatin e Lukakut. Presidenti gjendet në “mes dy zjarresh” pasi tifozët e Interit po kërkojnë qëndrimin e Lukakut dhe mbajtjen e premtimeve nga bordi që nuk do të shitet asnjë lojtar tjetër, por në anën tjetër është levërdia ekonomike prej 120 milionë eurosh.