Chelsea kryeson garën për portierin Slonina

Chelsea janë duke kryesuar garën për portierin që luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gabriel Slonina.

Slonina luan në Chicago Fire, por do të largohet këtë verë.

Real Madridi dhe Chelsea kanë shfaqur interesim serioz për portierin.

Por, sipas ‘90min’ ekipi londinez është duke udhëhequr garën për portierin premtues Gabriel Slonina.

Ai fillimisht ishte afër të transferohet te ‘Mbretërit’, por mesa duket ka ndërruar mendje.