Chair Airlines rrit flotën e saj me një Airbus A320

Zyrih, 17 gusht – Kompania Chair Airlines, orarin dimëror të fluturimeve 2021/22 do ta zhvillojë përsëri me tre aeroplanë, duke shtuar aeroplanin A320 me 180 vende

Në nëntor të vitit 2021, kompania ajrore Chair Airlines do të kompletojë flotën e saj, duke i shtuar asaj një aeroplan “Airbus A320”, thuhet në një komunikatë për media nga Chair Airlines.

Ky aeroplan do të zëvendësojë Airbus A319, i cili në mesin e vitit 2020 ishte dëmtuar në mënyrë të pandreqshme gjatë punëve të mirëmbajtjes në Napoli.

Më saktë: Në korrik të vitit 2020 makina Airbus A319 (HB-JOH) gjatë punimeve të mirëmbajtjes në Napoli ishte dëmtuar në mënyrë të pariparueshme nga rënia e një dere të hangarit.

Kështu, kompania Chair Airlines, orarin dimëror të fluturimeve 2021/22 do ta zhvillojë përsëri me tre aeroplanë, transmeton albinfo.ch.

Airbus A320 aktualisht është në të ashtuquajturën fazë “Phase In” dhe është duke u servisuar, ngjyrosur dhe duke marrë një strukturë të re të kabinës.

Aeroplani me 180 vende në të ardhmen do të përdoret kryesisht në itineraret e plota të operuara nga Air Prishtina në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas fazës së transformimit të Chair Airlines që filloi në mes të vitit 2019 dhe muajve të pandemisë korona, kompania ajrore e re, duke futur në flotën e saj një lloj avioni më të madh po bën hapin e saj të parë drejt rritjes, përcjell albinfo.ch.

Nëse lejon situata e tregut dhe zhvillimet e pandemisë së koronës, për vitin 2022 është planifikuar marrja e një tjetër Airbus A320, vazhdon komunikata.//Albinfo.mk

Rreth Chair Airlines
Chair Airlines është themeluar në vitin 2019. Kjo kompani ajrore operon me tre avionë nga Cyrihu në verën e vitit 2021 dhe u shërben destinacioneve të njohura të pushimeve si dhe udhëtimeve në Evropë, Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme.