Çfarë shkruajtën mediat bullgare për fillimin e negociatave?
Sofje, 20 korrik – Fillimi i negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE është ndër temat për të cilat informojnë mediat bullgare, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) informon se kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, pas konferencës së parë ndërqeveritare nën Presidencën Çeke me BE-në në Bruksel, deklaroi se puna e ekipeve negociatore për të kontrolluar legjislacionin e Komuniteti tani po fillon, i cili do t’u mundësojë të dy vendeve nga Ballkani Perëndimor të njoftohen me të drejtat dhe detyrimet në BE.
Mediat i citojnë edhe fjalët e Fon der Lajen në fillim të deklaratës së përbashkët se “ky është një moment historik”.
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) njoftoi në transmetimet e tij qendrore të lajmeve se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë nisur negociatat për anëtarësimin në BE, duke theksuar se kjo u bë e mundur pasi parlamentet në Shkup dhe Sofje “aprovuan fillimin e negociatave dhe të dy vendet nënshkruan një protokoll se “Maqedonia e Veriut është e përkushtuar të ndryshojë Kushtetutën e saj dhe të njohë bullgarët atje së bashku me pjesët e tjera të kombeve”.
BNT theksoi gjithashtu se Maqedonia e Veriut priti fillimin e negociatave me BE-në për 17 vjet, ndërsa Shqipëria 13 vjet.
“Dnevnik” i Sofjes, pa përmendur në asnjë mënyrë Bullgarinë dhe vendimin e saj për tërheqjen e vetos, njoftoi se Komisioni Evropian, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dje në Bruksel “shpallën fillimin e negociatave për pranimin e dy vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE”.
Gazeta thekson se presidenti i Komisionit Evropian shmangu përmendjen e Bullgarisë, duke theksuar vetëm arritjet e Shkupit dhe Tiranës, ndërsa kryeministri çek Peter Fiala, vendi i të cilit aktualisht kryeson Këshillin e BE-së, theksoi qëndrimet e prera të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kundër lufta ruse në Ukrainë.
“Dnevnik” shkruan gjithashtu se kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama, falënderuan presidencën franceze, “miqtë e tyre në BE”, Komisionin Evropian, presidentin francez Emanuel Makron dhe ish-kancelaren gjermane Angela Merkel si dhe qytetarët e tyre për suksesin, por pa përmendur Bullgarinë, e cila për një vit e gjysmë bllokoi me veto fillimin e negociatave për anëtarësimin e Shkupit në BE.
Televizionet bTV dhe Nova TV raportuan në emisionet e tyre qendrore informative për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE dhe përcollën deklaratat e kryeministrave të dy vendeve Dimitar Kovaçevski dhe Edi Rama në Bruksel.
BTV ka transmetuar edhe deklaratën e eurodeputetit bullgar Ilhan Kuçuk, i cili është raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, se Bullgaria duhet të ketë përfaqësuesit e saj në procesin negociator të vendit me BE-në dhe të jetë vazhdimisht në Bruksel.

