Çfarë po ndodhë me Shkupin? Është mbuluar nga mbeturinat! Mungon vetëdija institucionale apo qytetare?
Shkup, 9 shtator – Kontejnerë të stërmbushur, mbeturina gjithandej, hedhje e mbeturina kush ku të mundet, tanimë është bërë rutinë gjithandej në Shkup. Ku qëndron problemi? Jondërgjegje institucioale apo qytetare?
Shportat e stërmbushura, mbeturina para kontejnerëve e jo brenda tyre, mbeturina të forta nga ndërtimet të lëna para ndërtesave. Këto janë disa pamje që mund ti shihni çdo ditë, transmeton Zhurnal nga REL.
Qytetarët që janë anketuar thonë se shpesh herë mbeturinat hedhen në mënyrë të parregullt.
“E hedhin para kontejnerëve e jo brenda tyre”, thotë Meri nga komuna e Aerodromit.
Branko Petrushevksi ndërkohë thotë se një qese me mbeturina i ka flutuar në ballkonin e banesës.
“Ashtu e kemi mentalitetin, çfarë të them. Në vend se të hedhet në kontejner, hedhet afër kontejnerit. Mua më ndodhi madje të më hedhet në ballkon një qese me mbeturina.
A nevojiten gjoba për të rritur ndërgjegjen?
Sipas një pjese të qytetarëve, dënimet do të kishin rol të rëndësishëm në rritjen e vetëdijes.
“Duhet të ketë, por populli nuk ka para”.
“Nuk e di sa janë gjobat tani, por gjithsesi se politika e dënueshme duhet të rritet nëse nuk ka vetëdije”.
“Duhet të ketë, nuk shkon pa dënime”.
“Unë jam për dënime. Nëse duam të kemi qytet të pastër dhe ambient të bukur urban, duhet të mirëmbahet. Jam për këtë gjithnjë”, thonë qytetarët.
Çfarë punon inspektorati?
Dënimet që janë paraparë me ligj për pastërti publike, janë nga 50 euro e më lartë varësisht nga mbeturinat që hedhen.
REL ka pyetur por nuk ka marë asnjë përgjigje nga Qyteti i Shkupit nëse inspektorati kontrollon si hedhen në teren mbeturinat, dhe sa dënime janë shqiptuar periudhën e fundit.
Por ajo që kanë vërejtur qytetarët është se edhe nëpunësit komunal shpesh kontejnerët i zbrazin në kamion, duke mos i pastruar mbeturinat tjera përreth.
As nga Ndërmarja Publike “Higjiena Komunale” deri në këtë moment nuk janë përgjigjur për këtë pyetje.
Par adisa viteve inspektorati i Qytetit të Shkupit mori edhe dy dronë me të cilët ishte paraparë të inçizohet gjendja në teren. Por a funksionojnë këto dronë dhe çfarë është vërtetuar në teren, Qyteti i Shkupit nuk është përgjigjur as për këtë çështje.
Në shumë vende evropiane, siç është shembull Republika Çeke, shërbimet komunale gjatë zbrazjes së kotejnerëve, e mbledhin mbeturinën përreth, por gjithashtu bëjnë dhe fotografim të mbeturinave, me çka dënimi vjen deri te këshilli i ndërtesës kontejnerët e të cilëve nuk janë mirëmbajtur si duhet./Zhurnal.mk

