Çfarë po ndodh me Adrianon? Ylli brazilian kthehet edhe një herë si protagonist për të keq – me birrë dhe i dehur mbi një motoçikletë

Duke qenë se dikur e kishte botën në këmbët e tij, Adriano tani po jeton një jetë në errësirë, pasi në pamjet e fundit që janë postuar në rrjetet sociale, ai shihet i dehur dhe mbi një motoçikletë.

Braziliani shihej si pasardhës i Ronaldo Nazarios, pasi me ritmin dhe fuqinë që kishte terrorizonte mbrojtjet në Serie A, por më pas krejt papritur karriera dhe jeta e tij personale kanë marr teposhtën.

Një video e postuar në rrjetet sociale të enjten tregonte se ish- sulmuesi i Interit ishte plotësisht i dehur ndërsa ishte hipur mbi një motoçikletë dhe pinte birrë.

Është një kujtesë se si mund të bien futbollistët në jetë, edhe nëse në një moment mund të duken se je në një piedestal të paimagjinueshëm.

Dashuria që Adriano kishte me atdheun e tij, Brazilin, kanë qenë të dëmshme për jetën e tij, këtu ka luajtur rol edhe vesi i tij me alkoolin.