Çfarë do ta këshillonit burrin e varur në një degë – të rrezikuar nga krokodilët, luani dhe gjarpri?
Në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale shihet një burrë i varur në një degë, “i shoqëruar nga rreziku i trefishtë”.
Bëhet fjalë për një fotografi, e cila ka nxitur shumë komente, kryesisht në formë shakasë, përcjell Telegrafi.

Siç edhe mund të shihet, burri i varur në degë, rrezikohet nga tri “kafshë” – nga një gjarpër, krokodil dhe një luan.
Dhe komentet qesharake kanë qenë: “Injoroje realitetin e situatës dhe imagjino sikur gjithçka është ok”, “Kape gjarprin, hidhe te luani – ata do të luftojnë me njëri-tjetrin dhe do të marrin vëmendjen e krokodilëve…”, “Zgjohu, duhet të jesh duke ëndërruar”.

