Çaushogllu: Është legjitim shqetësimi i Turqisë për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Turqia ka shqetësime legjitime të sigurisë për shkak të mbështetjes së Suedisë dhe Finlandës për “organizatat terroriste”, deklaroi sot shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çaushogllu, duke e përsëritur qëndrimin e  Ankarasë se e kundërshton inkuadrimin e dy vendeve nordike në NATO.

Në vërejtjet e shkurta para takimit me kolegun amerikan, Entoni Blinken në Nju-Jork, Çaushogllu përsëriti se Ankaraja i kupton shqetësimet e Suedisë dhe Finlandës rreth sigurisë, por, gjithashtu, theksoi se duhet të zgjidhet edhe shqetësimi i Turqisë, transmetojnë mediumet britanike.