Çadezh: Në kuadër të Ballkanit të Hapur nuk do të ketë ndalesë për produktet ushqimore bazë
Beograd, 27 korrik – Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadez sot deklaroi se anëtarët e nismës “Ballkani i Hapur” në Tiranë janë pajtuar se nuk do të ketë ndalesë të qarkullimit të produkteve ushqimore bazë midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
“Kontraktuam marrëveshje, e cila është në përgatitje e sipër dhe do të nënshkruhet në Beograd në samitin e radhës, tashmë më shtator, në kuadër të Ballkanit të Hapur nuk do të ketë ndalesa për tregtimin me miell, sheqer dhe produkte ushqimore kryesore, se do t’i targetojmë kapacitetet për deponim dhe prodhimin në të gjitha tri vendet, që të mund ta definojmë gatishmërinë për të pasur qarkullim të lirë të mallrave”, tha Çadez në RTS.
Ai shtoi se kjo marrëveshje do t’i nxisë ekonomistët të dakordojnë kontrata afatgjata pasi e kanë fjalën e shtetit se nuk do të ketë ndërprerje, ndërsa e përmban edhe dispozitën se është ndaluar rieksporti, për t’u parandaluar manipulime.
Çadezh shtoi se hiqen tatimet dhe taksat për importin dhe eksportin me Shqipërinë.

