Bytyqi: Po u thjeshtësuan regulloret doganore, bashkëpunimi do të ishte më i suksesshëm

Shkup, 12 maj – Bashkëpunimi ekonomik është më i suksesshëm nëse thjeshtësohen rregulloret dhe procedurat e drejtorive doganore, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyçi në ngjarjen onlllajn “Përmirësimi i rregulloreve ekonomike dhe doganore në kohë krize” organizuar nga Ambasada e Greqisë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas Bytyqit, ka hapësirë ​​për zgjerimin dhe përshpejtimin e bashkëpunimit të përbashkët ekonomik, megjithëse tregtia e jashtme me Greqinë ka qenë në rritje të vazhdueshme dhe shkëmbimi tregtar në fund të vitit të kaluar ishte 943.265 milionë euro.

“Ky trend është ruajtur edhe në tremujorin e parë të këtij viti 2022, ndërsa eksportet dhe importet janë dyfishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Niveli i investimeve të huaja direkte që vijnë nga Greqia në vitin 2021 është 29,31 milionë euro, sipas të dhënave të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, tha Bytyqi.

Gjatë verës, sipas Bytyqit, duhet të miratohet marrëveshja për shmangien e tatimit të dyfishtë mes dy vendeve, e cila ka filluar si proces në fillim të vitit.

Si shembull pozitiv, Bytyqi theksoi krijimin e “korridoreve të gjelbra” të cilat brenda vendeve të CEFTA-s siguruan tregti të pandërprerë në Ballkanin Perëndimor edhe në kohë pandemie.

“Përvoja pozitive tashmë është përkthyer në nismën “Korridoret e Gjelbra”, e cila duhet të zgjerohet midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së, e cila do të sigurojë një qarkullim të shpejtë të mallrave në kohë krize. Lidhja tregtare është thelbësore dhe proceset dhe procedurat lehtësuese janë baza për arritjen e saj. Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut është aktor aktiv dhe kontribuues në arritjen e qëllimeve më të larta strategjike të vendit. Takimi i sotëm është një shembull i këtyre përpjekjeve. Shpresojmë që bashkëpunimi i mirë mes dy administratave të thellohet”, ka thënë Bytyqi.