Bytyqi nga Tetova: Investojmë në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të Tetovës
Tetovë, 16 gusht – Nënkryetari i LSDM-së Fatmir Bytyqi, sot ishte midis qytetarëve të Tetovës, ku kërkoi mbështetje për grupin e këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit të udhëhequr nga bartësi Gligorie Stojanovski.
Bytyqi theksoi se pushteti qendror i udhëhequr nga LSDM-ja përmes masave dhe projekteve konkrete ka treguar dhe tregon çka do të thotë kujdes i vërtetë për Tetovën dhe qytetarët e saj.
“Investimi më i ri i madh i huaj me të cilin do të hapet fabrikë për prodhimin e plotë të automobilave elektrike dhe që do të hapë të paktën 900 vende pune, do të kontribuojë edhe për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit, si dhe investimet e shumta në avancimin e infrastrukturës rrugore. Kujdesi ynë për Tetovën, për ekonominë, për standardin jetësor të qytetarëve vazhdon. Prandaj, ju ftoj të shtunën ta shfrytëzoni të drejtën e votës dhe t’i jepni përkrahje listë së këshilltarëve të LSDM-së dhe koalicionit, votoni për Tetovë evropiane”, porositi Bytyqi.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të shtunën të votojnë për numrin 1, për listën e këshilltarëve të LSDM-së dhe Koalicionit.