Bytyqi: Nga java e ardhshme linja operative kredituese për ekonominë
Shkup, 25 mars – Nga java e ardhshme do të jenë operative disa linja kredituese nga Banka Zhvillimore të dedikuara për ekonominë, paralajmëroi sot nga Strumica zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
Këto linja kredituese në vlerë prej rreth 46 milionë euro, sipas Bytyqit, do t’i ndihmojnë ekonomisë që të përballet me krizën energjetike dhe me pasojat nga konflikti ruso-ukrainas, por edhe edhe që të përgatitet për tranzicionin e gjelbër.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Bytyqi zbuloi se po bëhen edhe analiza detajore që të supstituohen një pjesë e lëndëve të para nga vende të tjera të cilët paraprakisht nuk ishin atraktivë.
“Jemi të vetëdijshëm se ne jemi ekonomi e vogël, mjaft e varur. Zinxhirët e vlerave janë të lidhura gjerësisht në botë. Kriza në Ukrainë gjithsesi se do ta ndërpresë zinxhirin e vlerave. Me miratimin e masave ekonomike para dy javëve thamë se do të sigurojmë sa më shumë që është e mundur që të supstituohen një pjesë të lëndëve të para nga vende të tjera të cilat paraprakisht nuk ishin atraktive. Përkundër miratimit të lëndëve të para nga BE, nga vendet e CEFTA-s dhe disa vende me të cilat kemi marrëveshje, kemi mjaft shtete në të cilat kishim edhe shumë tarifa doganore. Tashmë po bëjmë analiza të hollësisht për heqjen e tarifave doganore dhe heqjen e kuotave që të sigurojmë substitut të lëndëve të para” theksoi Bytyqi.
Sektori automobilistik, sipas tij, është përparësi i cili duhet të përdoret në kushte kur është ndërprerë zinxhiri i vlerave pas ngjarjeve në Ukrainë.
“Kjo është krizë botërore< kudo ndodh. Ne duhet t’i shohim mundësitë e përbashkëta se si t’i shfrytëzojmë. Në sektorin automobilistik, për shembull, tashmë po paraqiten mundësitë e para për vendin tonë sepse ajo që ndodhi në Ukrainë dhe ndërprerja e zinxhirit të vlerave në sektorin automobilistik konsideroj se për neve është përparësi konkrete dhe mendoj se ai do të jetë një nga segmentet të cilën do ta shfrytëzojmë”, tha Bytyqi.

