Bytyqi me industritë daneze: Maqedonia e Veriut është partner i besueshëm i investitorëve
Shkup, 20 maj – Prezantimi i përfitimeve dhe klimës së biznesit për investimin në Maqedoninë e Veriut, forcimi i lidhjeve të biznesit mes dy vendeve dhe mundësive për nearshoring për kompanitë daneze, ishin qëllimi i tryezës së sotme të rrumbullakët në të cilën ka marrë pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinimin e Resurseve Ekonomike dhe Investime, Fatmir Bytyqi, bashkë me një numër të madh të përfaqësuesve të industrive daneze dhe drejtorit të Industrive Daneze, Jens Hollst Nillsen.
Në fokus, siç informojnë nga shërbimi për informim i Qeverisë, ishin temat për energjinë dhe industrinë përpunuese.
Bytyqi u dërgoi mesazh të pranishmëve se Maqedonia e Veriut është partner i besueshëm i investitorëve dhe se mund të llogarisin në një derë të hapur dhe të ndihmojnë në vendimet e tyre për investime në vendin tonë.
Në ditën e dytë të vizitës afariste të zëvendëskryeministrit Bytyqi, ai u takua edhe me Filipe Volot, drejtor i Danske Bank, e cila është banka më e madhe në Danimarkë që operon në vendet nordike dhe më gjerë.
Në takim, siç informojnë, ishte biseduar për mundësitë për financimin e projekteve infrastrukturore, energjetike dhe arsimore si dhe shkëmbimin e përvojave për bankim online.

