Bytyqi: Kompanitë e huaja dhe Qeveria kanë partneritet stabil për punë dhe zhvillim
Shkup, 24 mars – Nismat dhe propozimet kryesore që kanë të bëjnë me çështjet e Energjisë dhe Infrastrukturës, në pjesën e lehtësimit të procedurave për instalimin e fotovoltaikëve në kompanitë e mëdha prodhuese, u shqyrtuan në takimin e sotëm të rregullt të zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ekipit ekonomit të Qeverisë me Asociac ionin e kompanive të huaja me prodhim të avancuar teknologjik.
Në takim, informojnë nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, u diskutuan propozime dhe zgjidhje të ndryshme që do të ndikonin në përmirësimin e kushteve për të bërë biznes në vend, ndërsa tema të tjera të takimit ishin doganat, tatimet, ndihma shtetërore, tregu i punës dhe kujdesi ndaj investitorëve.

Një pjesë e kërkesave të Asociacionit të kompanive të huaja me prodhimtari të avancuar teknologjike i referoheshin harmonizimit të tarifave doganore deri në nivel të BE-së, për etiketa tarifore shtesë për lëndët e para dhe repromaterialet, vazhdimin e zbatimit të Ligjit për subvencionimin e kontributeve nga sigurimi social i detyrueshëm për shkak të rritjes së pagave, përkthimi i standardeve ndërkombëtare për raportimin financiar dhe një sërë temash të tjera që do të përmirësonin kushtet për të bërë biznes në vend.
“Gjithmonë i dëgjoj me vëmendje komentet e investitorëve dhe jam i hapur për komente sesi mund të përmirësohen kushtet për funksionimin e kompanive. Përpjekjet tona shkojnë në drejtim të mbështetjes së ekonomisë nga burimet e rinovueshme të energjisë, gjë që është shumë domethënëse për ne si Qeveri”, tha zëvendëskryeministri Bytyqi.
Përfaqësuesit e pranishëm nga Asociacioni i kompanive të huaja shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin me institucionet shtetërore, bashkëpunim i cili është në interes të ekonomisë dhe të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në tërësi.

