Bytyqi: Investim i ri prej 13,5 milionë eurosh në rajonin e Pellagonisë
Manastir, 20 prill – Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike, Koordinimin me Resorët Ekonomikë dhe Investime, Fatmir Bytyqi sot në Manastir e vizitoi kompaninë “Breinçajld” e specializuar për prodhimin e pajisjeve sportive të dedikuara për surfimin në sipërfaqe të ujit dhe për paraglajding.
Siç potencoi zëvendëskryeministri Bytyqi, “Breinçajld” është kompani e sapoformuar, progresive dhe ambicioze e cila zhvillimin e saj e planifikon në Maqedoninë e Veriut, për çka konfirmim është se në vendin tonë kemi ambient ekonomik atraktiv dhe stimulues.
“Breinçajld” planifikon themelimin e dy kompanive të reja, njërën në pjesën e prodhimtarisë ndërsa tjera e fokusuar në akivitete të hulumtimit dhe zhvillimit, me vlerë të përgjithshme prej 13,5 milionë euro. Vlera e investimit të planifikuar në prodhimtari është 11,5 milionë euro dhe më pas në pesë vitet e ardhshme do të hapen 275 vende të reja pune, ndërsa me qëllimin e projektuar për 10 vjet, të realizohen gjithsej 530 punësime, ndërsa në pjesën e hulumtimit dhe zhvillimit janë planifikuar 35 vende të reja pune”, theksoi zëvendëskryeministri Bytyqi.
Për realizimin e investimeve, kompania “Breinçajld” ka siguruar parcela ndërtimore në zonën industriale Zhaben.

“Me realizimin e këtij investimi edhe një herë u dëshmua se si shtet kemi ndërtuar kapacitet real dhe kushte për nxitjen dhe realizimin e investimeve të reja në pjesën e sektorit real, që hapin vende të reja pune që paguhen mirë”, potencoi zëvendëskryeministri Bytyqi.
Kompania “Breinçajld” është e specializuar për produkte sportive të përpunuara nga materiale të qëndrueshme ekologjike dhe me përdorimin e teknologjisë më bashkëkohore për prodhim.
“Si qytetar gjerman vendosa të investoj në Maqedoninë e Veriut, pasi Maqedonia ndodhet në zemër të Evropës. Paraprakisht kam investuar në Ukrainë, Azi dhe Kinë. laboratori ynë i sapokrijuar me seli në Manastir do të zbatojë standarde të reja dhe do të ketë vende të reja pune”, theksoi Ralf Hening Grosell, menaxher i kompanisë dhe shtoi se dëshiron paraglajding dhe ka marrë pjesë në garat në Krushevë dhe Galiçicë.
Në konferencën për shtyp në Manastir u kumtua se për momentin në Maqedoninë e Veriut ka portfolio me mbi 600 kompani të cilat kanë marrë ndihmë shtetërore, prej të cilave 98 për qind janë vendore, ndërsa vetëm dy për qind kompani të huaja.

