Bytyqi i pandalshëm në sfidën ndaj Basaksehirit, shënon gol të bukur në udhëtim
Konyaspori është mysafir i Istanbul Basaksehirit në Basaksehir Fatih Terim Stadyumu, për ndeshjen e xhiros së 26-të të Superligës Turke.
Nga minuta e parë në këtë takim është aktivizuar mesfushori anësor i Kosovës, Zymer Bytyqi.
Trajnerit Ilhan Palut i është shpaguar besimi në futbollistin shqiptar, pasi ai e zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të të takimit.
Bytyqi pranoi një asistim nga Soner Dikmen në anën e majtë, shkoi përpara dhe ishte fantastik në mposhtjen e portierit kundërshtar.
Me avantazhin e golit të 25-vjeçarit edhe u mbyll pjesa e parë dhe skuadrat shkuan në pushim.
Konyaspori është ekipi i dytë në tabelën e Superligës Turke pas Trabzonsporit që ka një diferencë të madhe pikësh na raport me rivalët.