Bytyqi dhe Llukarevska në Forumin e Biznesit në Vallandovë: Bashkë përballemi me sfidat

Vallandovë, 16 mars – Në Vallandovë sot u mbajt “Forumi i Biznesit 2022” në të cilin morën pjesë zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Dikasteret Ekonomike dhe Investime, Fatmir Bytyqi, drejoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Llukarevska dhe kryetari i Komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov.“Mbështetëm më shumë se 20.000 kompani dhe ruajtëm rreth 80.000 vende të punës. Vetëm përmes Planit për rritje ekonomike i mbështetëm kompanitë me afro 49 milionë euro. Përmes Ligjit për kontroll të ndihmës shtetërore nga Qeveria dhe nga DZZHTI, janë paguar 19,5 milionë euro, përderisa rreth 16 milionë euro kemi paguar përmes instrumenteve të FIZHT. Trembëdhjetë milionë euro shtesë, kemi paguar përmes masave nga Ligji për Mbështetje Financiare”, theksoi Bytyqi në fjalimin e tij.Ai theksoi edhe se nëpërmjet “Planit për rritje ekonomike” kompanive iu kanë mundësuar që të mos ndalojnë të mendojnë në mënyrë strategjike, përkundrazi i kanë motivuar që t’i planifikojnë komponentët zhvillimore të kompanive në afat të mesëm dhe të gjatë.

Gjatë dy viteve të kaluara edhe krahas krizës me pandeminë e koronavirusit, Bytyqi ka theksuar se Qeveria ka vendosur masa përmes të cilave e ka stimuluar ekonominë. Përmes seteve të masave ekonomike siç theksoi ai, Qeveria arriti të ruajë likuiditetin e kompanive si dhe t’i ruajë vendet e punës.

Llukarevska theksoi se DAP-i gjatë gjithë kësaj periudhe ka mundësuar që masat të realizohen në mënyrë të shpejtë, të lehtë dhe efikase, e gjithë kjo me qëllim të ndërtimit të shoqërisë së drejtë e cila ofron mundësi të barabarta për të gjithë ndërmarrjet e mëdha, të vogla dhe ndërmarrje mikro.

Drejtoresha e DAP-it shtoi se me sukses ishin zbatuar edhe masat për mbështetje financiare për pagesë të pagave të punëdhënësve të goditur nga pandemia, masat për subvencionimin e kontributeve nga sigurimi social i detyrueshëm për pagesë të shtyrë të borxhit tatimor dhe një varg përfitimesh të tjera e gjithë kjo me qëllim të ndërtimit të raportit të partneritetit me ekonominë,

Kryetari Kostadinov, në paraqitjen e tij theksoi se lokacioni i mirë i Komunës së Vallandovës rezulton me shumë resurse natyrore të cilat nëse shfrytëzohen nga ana e bashkësisë së biznesit, munden pozitivisht të reflektohen ndaj ekonomisë vendore. Ai ju bëri thirrje biznesmenëve që të investojnë në komunën me të cilën udhëheq, ua prezantoi përfitimet të cilat i ofron komuna për zhvillim të bizneseve.

Biznesmenët të cilët morën pjesë në forum e përshëndetën angazhimin e Qeverisë për krijimin e klimës pozitive të biznesit dhe mbështetjes së vazhdueshme të projekteve përgjatë të cilave i gjithë shteti direkt ndikon ndaj zhvillimit të barabartë rajonal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.