Bytyqi demanton spekulimet kinse kanë vjedhur fonde të huaja, kërkon falje publike
Shkup, 10 qershor – Zv.kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka demantuar ashpër spekulimet e djeshme, kinse bashkëshortja e tij dhe bashkëshortja e drejtorit të Agjencisë për Kundërzbulim, Erold Musliu, së bashku me dy organizata tjera kanë përvetësuar para nga fonde të huaja në shumë të lartë prej 600 mijë eurove. Bytyqi shprehet se kjo është gënjeshtër, plot me dezinformata, informon Zhurnal.
Ai kërkon nga gazetari Momirovski t’i publikojë dëshmitë që pohon se i posedon lidhur me këtë vjedhje të fondeve, në të kundërtën, do t’i kërkojë atij falje publike, e nëse edhe kjo nuk ndodhë, do ta paditë atë për shpifje, fyerje dhe dëmtim të reputacionit të tij dhe familjes së tij.

