Buxhet më i madh në bujqësi për vitin 2023, fokusi në reformën për ndryshimin e modelit për subvencionim

Shkup, 5 dhjetor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski sot e prezantuan Propozim-buxhetin e ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për vitin 2023.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se vitin e ardhshëm sektori i bujqësisë e ka buxhetin më të madh për bujqësi me të cilin realizohet reforma më e madhe për zbatimin e modelit për subvencionim dhe ai përfaqëson bazë për zhvillim të mëtejshëm të bujqësisë.

Në vazhdim fjalimi integral i kryeministrit Kovaçevski:

Sot është seria e dytë e konferencave për shtyp të cilat i mbajmë këtu në Qeveri, e para ishte me ministrin Besimi për aspektet kryesore të Buxhetit për vitin 2023, ndërsa sot do ta përfaqësojmë Buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave për vitin 2023, bashkë me ministrin Nikollovski do ta prezantojmë, ndërsa në të gjitha detajet do të fokusohet ministri dikasterial.

Për vitin e ardhshëm e kemi buxhetin më të madh për bujqësinë me të cilin realizohet reforma më e madhe bujqësore për ndryshimin e modelit për subvencionim dhe ai përfaqëson bazë për zhvillimin e mëtejshëm të bujqësisë.

Gjithsej Propozim-buxheti për vitin 2023 për mbështetjen e bujqësisë, në të cilin janë përfshirë të gjitha institucionet që marrin pjesë në zhvillimin e këtij sektori, është në vlerë prej 193 milionë euro që përfaqëson rritje për 45 milionë euro krahasuar me vitin 2022. Kështu i projektuari duhet të ketë sigurojë stabilitet dhe bazë për zhvillimin e bujqësisë, që përfundimisht do të ndikojë në rritjen ekonomike.

Do të theksoj se shumica e mjeteve janë ndarë në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, ku ka edhe rritje më të madhe. Në vitin 2023 Agjencia do të ketë 140 milionë euro, prej të cilave 114 milionë euro janë të dedikuara për pagesën e subvencioneve dhe zbatimin e reformës më të madhe në bujqësi.

Ministri Nikollovski do të flas për detajet e Propozim-buxhetit, unë do të ndalem në disa segmente të Propozim-buxhetit për vitin 2023 në pjesën e bujqësisë.

Ashtu si të gjitha propozim-buxhetet e ministrive, ashtu edhe Propozim-buxheti i bujqësisë për vitin 2023 është zhvilluar, bazuar në masat për mbështetjen e bujqve, masat kundër krizës për prodhimin vendor të qëndrueshëm dhe të rritur të produkteve bujqësore dhe ushqimit në kushte krize, investimet kapitale dhe modernizimin e bujqësisë në afat të mesëm dhe afatgjatë.

Propozim-buxheti për bujqësi për vitin 2023 bazohet në disa qëllime:

– Fillimi i paradhënies së subvencioneve dhe pagesa në kohë e të gjitha subvencioneve,
-Prodhimi i qëndrueshëm dhe i rritur i ushqimit vendor,
-Investime kapitale,
-Investime të rritura përmes programit për zhvillim rural,
-Modernizim i bujqësisë maqedonase.

Në vitin 2023 fillon reforma më e madhe në bujqësi, për herë të parë, sipas terkut evropian, vendoset “sistemi decoupling” për shpërndarjen dhe pagesën e subvencioneve. Bujqit do të kenë paradhënie të subvencioneve. Paratë do t’i marrin kur t’u duhen më shumë, për t’u përgatitur në kohë për sezonin e ri të prodhimit, për të investuar në modernizim dhe për të rritur prodhimin.

Në këtë kontekst, ata bujq që do të fokusohen në prodhimin e kulturave strategjike, duke përdorur farë të certifikuar dhe do t’ua dorëzojnë produktin objekteve të regjistruara apo kooperativave bujqësore, do të marrin mbështetje shtesë. Mbështetje shtesë ofrohet për bujqit që krijojnë një produkt final për shitje nga prodhimi i tyre.

Edhe vitin e ardhshëm vazhdon zbatimi i Planit për prodhimin e ushqimit bashkl me Programin ndërhyrës, i cili sipas situatës aktuale do të plotësohet me masa të reja për të ndihmuar bujqit dhe rritjen e prodhimit të ushqimit vendor në kushte krize.

Rritja e prodhimit vendor kushtëzohet drejtpërdrejt nga investimet kapitale në infrastrukturën e furnizimit me ujë dhe ujitjen e kulturave bujqësore. Kjo është arsyeja pse vitin e ardhshëm po i kushtojmë një fokus të fuqishëm investimeve kapitale në sistemet bashkëkohore të ujitjes dhe digave, të cilat në fund do të kontribuojnë në uljen e shpenzimeve të prodhimit dhe humbjeve, dhe nga ana tjetër do të kontribuojnë në krijimin e bujqësisë bashkëkohore dhe evropiane.

Këtu do të veçoja disa investime kyçe, si Diga Konsko me vlerë prej 40 milionë euro, ndërtimi i së cilës filloi tre vjet e gjysmë më parë dhe do të përfundojë në tremujorin e parë të vitit 2023. Ky është projekti më i madh kapital i ujësjellësit në 50 vitet e fundit. Vitin e ardhshëm do të përfundojë ndërtimi i hidrosistemit Raven-Reçicë, me vlerë 15 milionë euro. Vazhdon ndërtimi i digës së Reçanit, si dhe realizimi i Programit për Ujitjen e Maqedonisë së Veriut, i cili përfshin ndërtimin e katër sistemeve të ujitjes brenda pellgut lumor të lumit Vardar, fillimin e ndërtimit të digës së lumit Sllupçanska dhe kapitalit tjetër investime për të cilat do të flasë në detaje për ministrin Nikollovski.
Në vitin 2023 me Propozim-buxhetin vijojnë investimet përmes masave nga Programi i Zhvillimit Rural, si mbështetja për kantinat e vogla, për bujqit, për zhvillimin e kooperativave, për bujqit e rinj.

Nuk mund të flasim për prodhim bujqësor të zhvilluar nëse nuk kemi qendra bashkëkohore të blerjes dhe shpërndarjes. Vitin e ardhshëm, do të fillojë ndërtimi i dy qendrave blerëse në Strumicë dhe Resnjë dhe “Platforma Agrofud” në Shkup, përmes projektit për modernizimin e bujqësisë të financuar nga Banka Botërore.

Me këtë projekt, i cili kap vlerën prej 50 milionë eurove, sigurohet vendosje e besueshme dhe e organizuar e produkteve bujqësore, si dhe zinxhirë të sigurt të furnizimit me ushqim të shëndetshëm për qytetarët tanë.
Synimi ynë përfundimtar është që të kemi më shumë ushqim vendor, të mos varemi nga importi, të krijojmë prodhim bujqësor bashkëkohor dhe konkurrues, me bujq të motivuar dhe të kënaqur.

Në pesë vitet e fundit, ne kemi treguar dhe dëshmuar se çfarë do të thotë kujdes i vërtetë për bujqit, për një sektor që luan një rol të rëndësishëm jo vetëm në ekonomi, por edhe në jetën tonë – sepse nuk mund të jetojmë pa ushqim! Unë premtova se askush nuk do të mbetet vetëm dhe me masa specifike dhe të synuara i përgjigjemi në kohën e duhur çdo sfide të krizës – kemi ushqim të mjaftueshëm, kemi energjensa dhe energji elektrike, ndihmojmë më të cenuarit.

Mbështetja për bujqit dhe për bujqësinë vazhdon edhe në vitin e ardhshëm 2023. Nëpërmjet mbështetjes së vazhdueshme dhe të fuqishme për bujqësinë dhe bujqit ne zhvillojmë edhe ekonominë, sepse investimi në këtë sektor do të thotë investim në zhvillimin e vendit.

Kemi bujq punëtorë, kemi kushte klimatike dhe tokësore, kemi subvencione dhe programe zhvillimore, kemi Propozim-buxhetin të zhvilluar për vitin 2023 dhe prandaj besoj se do të kemi sukses në përmbushjen e qëllimit, që ky sektor të jetë një nga shtytësit e ekonomisë sonë.