Bushati: Scholz, prerazi mbështeti anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Tiranë, 23 Qershor – Ish-kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati e ka mirëpritur qëndrimin e vendosur të Gjermanisë dhe kancelarit të saj, Olaf Scholz për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Ai ka shkruar se Gjermania po përcjell edhe me veprime qëndrimet e saj, duke treguar gatishmëri për t’i bërë ndryshmet e nevojshme, në mënyrë që BE-ja të jetë gati për zgjerim.

“Qëndrim i qartë i kancelarit të Gjermanisë në prag të mbledhjes së Këshillit i BE-së gjatë debatit në Bundestag. Prerazi në favor të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe nevojës për ndryshimet e nevojshme të marrëveshjeve për ta përgatitur BE-në për zgjerim të mëtejmë. Më shumë votime me shumicë të thjeshtë, respekt për demokracinë dhe sigurim i instrumenteve për mbrojtjen e sundimit të ligjit”, ka shkruar Bushati në Twitter.