Bursat evropiane me rënie për të dytën ditë me radhë

Shkup, 4 mars – Aksionet në bursat evropiane prej sot në mëngjes shënojnë rënie, ditën e dytë me radhë, përderisa zgjasin sulmet ruse ndaj qyteteve në Ukrainë.

Indeksi STOXX 600 i aksioneve kryesore në bursa shënoi rënie për 0,8 për qind sot në orën 9:30, pasi që dje ra për rreth 2 për qind.

Sot në mëngjes indeksi londinez FTSE u zvogëlua për 0,57 për qind në 7.197 pikë, përderisa DAH-u i Frankfurtit rrëshqiti për 1,44 për qind në 13.500 pikë, ndërsa SAS-i parisien 1,60 për qind në 6.276 pikë.

Edhe çmimet në bursat aziatike shënuan rënie, kështu indeksi aziatik-paqësor i bursës MSCI, pa atë japonez, ishte në minus prej 1,6 për qind rreth orës 9:30 dhe ra në nivelin më të ulët në 16 muajt e fundit.

Në Bursën e Tokios indeksi Nikkei u fundos për më shumë se 2 për qind, përderisa çmimet e aksioneve në Australi, Shangai, Kore Jugore dhe Hong-Kong ranë mes 0,6 dhe 2,5 për qind.

Bursat herët në mëngjes ishin nën presion të fuqishëm pas lajmit se ka shpërthyer zjarr në centralin bërthamor Zaporozhje, më i amdhi në Evropë, pas granatimit rus dhe se është matir nivel i rritur i radiacionit.

Tregjet më vonë pjesërisht u qetësuan sepse autoritetet ukrainase kumtuan se kanë dërguar zjarrfikës në elektranë dhe se siguria e saj tani është garantuar. Sipas lajmeve të fundit, elektrana është marrë nga forcat ushtarake ruse.

pasiguria e investueve akoma mbetet, kështu që ata po tërhiqen nga investimet më të rrezikshme dhe kërkojnë vende më të sigurta të kapitalit.

Ndaj bursave ndikoi keq edhe rënia e djeshme në Uollstrit, Indeksi Dow Jones ra për 0,29 për qind, përderisa S&P 500 rrëshqiti për 0,53 për qind, ndërkaq indeksi Nasdaq për 1,56 për qind.

Sulmi rus ndaj Ukrainës është në javën e vet të dytë dhe dëmet janë të mëdha, edhe krahas dy raundeve të negociatave për ndërprerje të zjarrit.

Rritjen e çmimit të naftës e nxitë edhe inflacioni.

Investuesit janë të shqetësuar edhe për rritjen e shpejtë të çmimeve të naftës, të cilat arritën nivelin më të lartë në shtatë vitet e fundit, sepse me atë plotësisht mund të nxitet inflacioni në SHBA, që edhe pa atë lëvizte drejt nivelit më të lartë në 40 vitet e fundit.

Kryetari i FED-it namerikan, Xherom Pauell të mërkurën porositi se do të angazhohen për rritje të normave të interesit për 0.25 pikë në takimin në mars, që i inkurajoi investuesit. Megjithatë, nëse inflacioni vazhdon, FED-i do të duhet plotësisht t’i ashpërsojë politikat monetare, që ndërkaq mund ta ngadalësojë rritjen e ekonomisë.