Burri në Kinë del i gjallë pas nëntë vjetësh pasi familja kishte menduar se kishte vdekur madje e kishin ‘varrosur’ atë

Një burrë i moshuar është gjetur i gjallë – nëntë vjet pasi familja e tij mendoi se e kishte “varrosur duke e djegur trupin”.

Gjyshi Zhuo Kangluo u pa duke vepruar me sjellje të çuditshme gushtin e kaluar, por policët nuk mundën ta identifikonin pasi ai refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të tyre, transmeton Telegrafi.

Një test i ADN-së të martën e përputhi atë me vëllain e tij, që do të thotë se një burrë tjetër që vdiq në një aksident automobilistik nëntë vjet më parë u identifikua gabimisht si ai nga të afërmit.

Banori i shtëpisë së të moshuarve Zhuo u zhduk në Kinë në vitin 2014 pasi u arratis nga një spital.

Nipi i tij së fundmi pa një poster të personave të zhdukur për këtë njeri që po sillesh çuditshëm dhe vuri re ngjashmërinë.

Ai shkoi për ta vizituar dhe me të mbërritur burri filloi të qante. Më pas ai ishte në gjendje të shkruante emrat e familjes së tij.

Autoritetet në Chongqing tani po përpiqen të identifikojnë njeriun e vdekur që mendohej më parë të ishte Zhuo.

Zhou i vërtetë është riregjistruar si i gjallë dhe po merr trajtimin e tij.