Burri blen Ferrarin e ëndrrave pasi kurseu për 10 vjet, i digjet brenda një ore

Pasi kurseu për 10 vjet për të blerë veturën e tij të ëndrrave, një Ferrari 458 Spider krejt të ri, një japonezi iu desh të ulej dhe ta shikonte atë të digjej.

Mediat japoneze kanë qenë të mbushura me historinë e trishtuar të Honkon, një producent i ri muzikor, i cili shpenzoi për veturën e tij sportive Ferrari të ëndrrave, vetëm për ta parë atë të digjej në flakë ditën që e drejtoi për herë të parë.

Fillimisht ai mendoi se tymi vinte nga vetura pranë tij, por ndërsa automjeti u tërhoq, u bë e qartë se tymi dilte nga Ferrari.

Kështu që Honkon sapo u tërhoq, doli nga automjeti dhe thirri zjarrfikësit, përcjell Telegrafi.

Ai kaloi 20 minutat e ardhshme duke parë ëndrrën e tij të digjej pothuajse plotësisht.

“Unë mendoj se jam i vetmi person në Japoni që kam përjetuar probleme të tilla”, tha Honkon.

Departamenti i Policisë Metropolitane të Tokios njoftoi se nuk kishte asnjë shenjë përplasjeje në Ferrarin e Honkon, por një hetim është ende duke u zhvilluar.

Dyshohet se zjarri ka rënë në motorin e automjetit, por arsyeja mbetet e panjohur.