Bullgaria do të dhurojë vaksina kundër Kovid-19 për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 18 gusht – Qeveria e Bullgarisë ka miratuar draft marrëveshje për donacion të vaksinave kundër Kovid-19 të prodhuara nga Fajzer- Biontek në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton Agjencia bullgare e lajmeve BTA.
Ajo është marrëveshje trepalëshe mes Republikës së Bullgarisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Fajzer- Biontek.
Poashtu është miratuar marrëveshje dypalëshe për donacion të vaksinave kundër Kovid-19 mes dy vendeve.
Marrëveshjet parashohin donacion prej 51.480 doza të vaksinave si dhe të gjitha shpenzimet për dorëzim të vaksinave të jenë në ngarkesë të Republikës së Maqedonisë së Veriut